Rusi, shkon në afro 947 mijë numri i rasteve me COVID-19

21/08/2020 11:30

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në afro 947 mijë ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 16 mijë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.870 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 946.976 ndërsa me 90 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.189.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 761.330 me 5.817 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 690 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 255.826, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.710.

Deri më sot në Rusi janë kryer 33.8 milionë teste

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 304 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 33.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA