Princi Harry e Meghan Markle i rikthehen bamirësisë duke shpërndarë ndihma për familjet në nevojë

21/08/2020 17:25

Duka dhe Dukesha e Susex ishin dje vullnetarë në eventin e bamirësisë për ndihmën e rikthimit në shkollë të fëmijëve të familjeve në nevojë në Los Angeles.

35 vjeçari Harry dhe 39 vjeçarja Meghan Markle, duke mbajtur maska, shpërndanin furnizime bazë si veshje, ushqime e panolina, me organizatën e bamirësisë Baby2Baby.

Çifti ishin veshur thjesht teksa Meghan mbante pantallona khaki me bluzë të bardhë e atlete, ndërsa edhe Harry ishte veshur sportin plus një kapele.

Zhvillimi vjen pak pasi çifti blenë një shtëpi në zonën e famshme të Santa Barbara në Los Angeles për 13 milionë dollarë.
Ata u zhvendosën nga Kanadaja në SHBA pak para bllokadës së koronavirusit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta