
Mëkat që tifozët nuk janë në shkallët e stadiumit të Këln këtë mbrëmje të sotme, pasi nuk janë dëshmitarë të një spektakli të dhuruar nga dy ekipet finaliste të Europa Leagues, Interit dhe Sevilla-s.
Ndeshja nisi mjaft furishëm dhe në minutën e ‘5 të sfidës, Lukaku pasi fitoi një duel shpejtësie me mbrojtësin kundërshtar, arrin që të fitojë një 11-metërsh, të cilën e realizoi me mjaft gjakftohtësi.
Nuk vonoi shumë dhe shtatë minuta më pas, qendërsulmuesi holandez De Jong, shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të dhuruar nga kapiteni Jesus Navas dhe me një goditje të fuqishme me kokë mposht portierin Handanovic. Teksa ndeshja ishte tepër voluminoze dhe kur rastet nuk po mungonin nga të dyja skuadrat, De Jong duke shfrytëzuar centimetrat e tij, realizon me kokë golin e dytë personal dhe kalon në epërsi të përkohshme andaluzët.
Por euforia e spanjollëve do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi në të ’35-ën, pas një krosimi të bukur të Marcelo Brozovic, Diego Godin nuk e kishte të vështirë për të mposhtur portierin kundërshtar.
Kaq për këtë pjesë të parë, për të nisur për pak minuta të dytën, e cila padyshim do të jetë e mbushur me emocione e spektakël.
Top Channel