Covid-19 u kthye në një makth që s’kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali.
Ai arriti të kthehej i shëruar në shtëpi vetëm pas 115 ditësh në spital, 27 ditësh në karantinë dhe 28 tamponëve. Dëshpërimi ishte i madh, por 43-vjeçari i martuar me dy fëmijë, e mbajti veten.
“Nuk e kam humbur besimin”, thoshte ai në fund të qershorit, edhe pse analizat vazhdonin ta nxirrnin gjatë gjithë kohës pozitiv. Vetëm tani, arriti të përqafojë familjarët e vet. I ati, Valerio, kishte ndërruar jetë më herët nga koronavirusi. Marco u shtrua në spital në 31 mars, pak pas vdekjes së babait.
Aty kaloi një muaj e gjysmë përpara se të transferohej në një tjetër klinikë, ku gjendja iu përkeqësua, e për këtë arsye, e rikthyen në spital. Rehabilitimi i 43-vjeçarit filloi vetëm në qershor dhe në 24 korrik u shpall i shëruar, por në shtëpi nuk kthehej dot sepse tamponi vazhdonte të dilte pozitiv. Për këtë arsye u vetëkarantinua në apartamentin e të atit ndërsa tani thotë se do të bëjë festë për shërimin e tij.
Top Channel