
Të paktën një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar rëndë, pasi një zjarr shpërtheu në një hotel mjaft të njohur në Costa Del Sol të Spanjës.
Sipas dëshmitarëve zjarri masiv përfshiu hotelin “Sisi Marbella” rreth orëve të parë të mëngjesit të së premtes. Në një video të bërë virale shikohet se si një person zbret nga “mburoja” e drunjtë e hotelit për të shpëtuar jetën e tij. Ndërkohë të tjerët kanë përdorur me shpejtësi shkallët e emergjencës për t’i shpëtuar flakëve. Hoteli me katër yje është i vendosur vetëm 7 kilometra larg Marbella dhe frekuentohet nga vipat.
Ndërkohë në raportin e policisë thuhet se personi që ka ndërruar jetë ishte një turist francez, por nuk ka preferuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e tij.
Sapo ka marrë njoftimin policia ka mbërritur në vendngjarje dhe veprimi i parë që ata bënë ishte evakuimi i banorëve. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por ekspertë të shumtë të policisë ndodhen në terren për të vijuar hetimet.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel