24/05 15:52
Sevilla fitoi finalen e Europa League ku përballë kishte italianët e Inter. Me këtë finale të fituar, andaluzianët shkuan në 6 trofe të fituar në Europa League duke vendosur kështu një rekord të ri.
Golat për spanjollët u realizuan nga Luuk de Jong (12’ , 33’) dhe Diego Carlos (74’), ndërsa për Interin realizuan Lukaku (P) 5’ dhe Godin (36’).
Janë publikuar edhe notat e lojtarëve nga ”Whoscored” ku lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall De Jong i cili mori notën 9.0, ndërsa lojtari më i dobët u shpall mesfushori i Interit D’Ambrosio, i cili u vlerësua me notën 5.5. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.
Top Channel