Biden do të pranojë pas pak orësh emërimin e demokratëve si kandidat për president

21/08/2020 03:40

Zoti Joe Biden pranon zyrtarisht emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për postin e presidentit mbrëmjen e së enjtes. Ai do të mbajë një fjalim ku pritet të shpalosë vizionin e tij për vendin ndërsa përpiqet të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Fjalimi i zotit Biden në natën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve vjen pas një karriere afro 50-vjeçare në detyra publike dhe dy përpjekjeve të dështuara për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1998 dhe 2008.

Fjalimi do të jetë pika kulmore e kuvendit që po zhvillohet virtualisht si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Në kuvend kanë folur disa nga figurat më të larta të partisë dhe madje edhe republikanë të njohur të cilët shprehën vlerësimet e tyre për zotin Biden, në fjalimet e regjistruara me video. Ata u bënë thirrje votuesve që t’i japin fund asaj të cilën ata e quajtën “presidenca kaotike e zotit Trump”.

Ish-senatori 77-vjeçar dhe nënpresident gjatë administratës së Presidentit Obama do të mbajë fjalimin në një qendër në qytetin e tij Wilmington të shtetit Delaware. Ndërsa qendra do të jetë kryesisht e zbrazët, audienca e pranishme do të jetë më e madhja për zotin Biden që kur pandemia e detyroi atë të ndërpresë fushatën në publik në muajin mars.

Senatori Chris Coons i shtetit Delaware, një aleat i ngushtë i zotit Biden, tha se fjalimi ka të ngjarë të përqendrohet në bashkimin e një vendi të ndarë politikisht.

“Ai do të dërgojë mesazhin se nuk bëhet fjalë për Donald Trump-in, apo Joe Bidenin. Rëndësi ka se kush do të na çojë përpara në një mënyrë të tillë që të na kujtojë më duke na kujtuar në një mënyrë që na kujton më të mirat që ka Amerika, jo më të këqijat”, tha zoti Coons.

Fjalimi zotit Biden vjen një ditë pasi Senatorja Kamala Harris e Kalifornisë u fut në histori ndërsa pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidate për nënpresidente në zgjedhjet e nëntorit. Zonja Harris u bëri thirrje njerëzve që të luftojnë për “Amerikën që e dimë se është e mundur”.

55-vjeçarja Harris, e cila ka qenë prokurore, është gruaja e katërt që emërohet nga një parti kryesore si kandidate për Shtëpinë e Bardhë, dhe gruaja e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane. Nëna e saj ka qënë shkencëtare e kancerit të gjirit e cila emigroi nga India. Ajo vdiq në vitin 2009. Babai i zonjës Harris, një ekonomist, edhi në Shtetet e Bashkuara nga Xhamejka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA