Akuzat për mashtrim, ish-këshilltari i Trumpit nuk pranon fajësinë

21/08/2020 11:24

Steve Bannon, ish-këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, nuk ka pranuar fajësinë për akuzat e mashtrimit të lidhura me një fushatë të mbledhjes së fondeve në internet për ndërtimin e një muri në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës.

Departmenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se Bannon dhe tre bashkëpunëtorë të tij u paditën në një hetim federal në Qarkun Jugor të New York-ut, pasi u akuzuan për mashtrim të mijëra donatorëve përmes projektin “Ne ndërtojmë murin”, që grumbulloi mbi 25 milionë dollarë.

Sipas kallëzimeve penale, shumica e parave nuk arritën asnjëherë te muri.

“Të pandehurit mashtruan qindra mijëra donatorë, duke përfituar nga interesi i tyre për të financuar një mur kufitar për të mbledhur miliona dollarë, nën preteksin e rremë se të gjitha ato para do të shpenzoheshin për ndërtimin”, tha Audrey Strauss, ushtrues i detyrës avokat i Qarkut Jugor të New York-ut.

Bannon u lirua me një obligacion prej 5 milionë dollarësh të siguruar nga 1.75 milionë në para të gatshme dhe asete. Udhëtimi i tij do të jetë i kufizuar në zonat Connecticut, New York dhe Washington.

Ai është personi i gjashtë i lidhur me udhëheqjen e lartë të fushatës së vitit 2016 të presidentit Trump, që akuzohet penalisht nga Departmenti i Drejtësisë në periudhën e Trumpit. Të tjerët janë Roger Stone, Michael Flynn, Rick Gates, Paul Manafort dhe Michael Cohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA