Vaksina për të varfrit, Papa Françesku kërkon qasje për të gjithë

20/08/2020 00:35

Papa Francesku tha se më të varfrit e botës duhet të kenë akses tek vaksina e koronavirusit kur ajo të bëhet e disponueshme. Sa e trishtueshme do të ishte nëse aksesi tek vaksina e Covid-19 do të bëhej një prioritet për të pasurit.

Do të ishte e trishtueshme që vaksina të bëhej pronë e njërit apo tjetrit vend të caktuar dhe të mos ishte universale, për të gjithë- tha Papa.

Pandemia ka nxjerrë në pah vuajtjet e të varfërve dhe pavarazitë e mëdha që mbizotërojnë në botë. Në anën tjetër, është thelbësore të gjendet kura për një virus të vogël por të tmerrshëm, që po gjunjëzon një botë të tërë – shtoi Papa.

Por, tërhoqi vëmendjen ai, ne duhet ndërkohë të kurojmë edhe një virus të madh, atë të padrejtësive sociale, të mundësive të pabarabarta, margjinalizimit dhe mungesën e mbrojtjes për ata më të dobëtit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta