Tirana ia del mbanë të eliminojë Dinamon e Tbilisit duke e mundur në Gjeorgji me rezultatin 2-0.
Me një ndeshje të vetme kampionët e Shqipërisë kalojnë në raundin tjetër të Champions Leagues ku në kryeqytet do të presin skuadrën serbe të Cervena Zvezden, ndeshje që do të luhet në kryeqytet një javë më pas, në Air Albania Stadium.
Goli i avantazhit në minutën e 41 është krejtësisht fat nga lart, që përmend gjithnjë Egbo. Gabimi i prapavijës gjeorgjiane dhe Torassa gjen përballë portierin, por topi i kthyer përplaset në trupin e argjentinasit e përfundon në rrjetë. Më pas bardheblute administrojnë lojën dhe kur u duk se po rrezikonin diçka, goli i Ismailgecot vulos suksesin e parë bardheblu në Evropë në këtë sezon. Menjëherë pas ndeshjes, Tirana u kthye në kryeqytet ku pavarësisht orës së vonë, rreth 3 e 30 të mëngjesit të së enjtes u prit me ovacione nga tifozët e saj që si gjithmonë nuk i harrojnë surprizat.
“Po, jam me të vërtet shumë i lumtur më shumë për rezultatin sesa për golin e shënuar. Sepse duhej të fitonim këtë ndeshje që ishte historike dhe e rëndësishme për ne. U kualifikuam për më tej, të shpresojmë të fitojmë edhe sfidën tjetër. Nesër ose pasnesër do të do të nisim punën duke menduar ndeshjen e radhës”, u shpreh Torrasa.
Top Channel