
Ish e dashura e Mbretit të Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer se ai i bëri dhuratë 65 milionë euro, për t’i treguar se sa e donte dhe sa rëndësi kishte për të.
Në një intervistë për BBC-në, bukuroshja Corinna Zu Sayn-Wittgenstein, tha se monarku dy vite më vonë ia kishte kërkuar mbrapsht milionat e dhuruara.
Mbreti 82-vjeçar, i cili është i martuar me Mbretëreshë Sofian që nga viti 1962, pati një lidhje jashtë martesore me biznesmenen me origjinë daneze gjatë viteve 2004-2009. Në vitin 2012 romanca e tyre u zbulua kur Carlos pati një problem shëndetësorë dhe i duhej të kthehej me urgjencë në shtëpi, nga një udhëtim në Bostavana ku e dashura e tij e kishte shoqëruar.
Dy vite më vonë, Sayn-Wittgenstein thotë se si një shprehje e dashurisë së tij, Carlos i dhuroi 65 milion euro. Pikërisht ky transferim kolosal i fondeve tani është objekt i një hetimi zviceran. Duke kujtuar pushimet e tyre në Botsvana tetë vite më parë, Zu Sayn-Wittgenstein tha për BBC-në se: “Unë nuk e doja atë udhëtim, por ndjeva se Mbreti Juan Carlos po përpiqej të më ribënte për vete”, tha Zu.
Ndërsa e pyetur për shifrën e 64 milionë eurove, ajo tha: “Mendoj se ishte një mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj tij, gjatë momenteve më të vështira”.
Top Channel