Në luftë me Covid-19/ Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Brazil, Indi dhe Meksikë

20/08/2020 14:11

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje, në Indi 977 ndërsa në Meksikë 707.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 49.298 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.456.652 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 111.100 me 1.212 vdekjet e reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 721.377 raste dhe 27.591 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.615.254.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 69.652 raste të reja, duke e rritur në 2.836.925 numrin e të infektuarve ndërsa me 977 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 53.866 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 2.096.664.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 707 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 58.481. Ndërkaq, me 5.792 raste të reja, është rritur në 537.031 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 367.537 persona të prekur nga COVID-19.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA