28/11 13:51
Vijon të përhapet me shpejtësi marramendëse koronavirusi në Indi.
Autoritetet shëndetësore raportuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69,652 persona të rinj të infektuar me virusin e ri duke e çuar bilancin total në 2.84 milionë.
977 persona të tjerë humbën jetën për një numër të përgjithshëm prej 53,866 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë. India është tashmë vendi më i goditur nga Sars Covid-2 në Azi dhe në renditjen globale rreshtohet pas SHBA dhe Brazilit për numrin më të madh të personave të infektuar.
Top Channel