Gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimovic, po përflitet së fundmi për fillimin e një romane me gazetaren seksi të sportit Diletta loeotta.
Megjithëse sulmuesi veteran ka 20 vite i martuar, media italiane “”Chi” pretendon se gjithçka ka nisur në bashkëpunimin që dyshja ka pasur në reklamimin e një kompanie fitnesi, pasi gjatë asaj kohe ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Po sipas revistës së njohur futbollisti dhe gazetarja janë kapur nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke darkuar në Sardenjë të Italisë.
Nëse e gjitha rezulton e vërtetë, veprimi i Leotta-s mund të justifikohet pasi ajo pak kohë më parë është ndarë nga boksieri Daniele Skardina. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Zlatan, i cili ka 20 vite i martuar me Helena Seger.
Top Channel