Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Pas lajmeve të ditëve të fundit rreth lamtumirës së mundshme të Paulo Dybala nga Juvja, vjen reagimi i përfaqësuesit të sulmuesit argjentinas.
“Kam lexuar thashethemet në gazeta ditët e fundit që janë plotësisht të rreme – shpjegoi Jorge Antun. – Paulo Dybala është lojtar i Juventus dhe për këtë është i lumtur”.
Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat lënë pak hapësirë për interpretime që sugjerojnë një të ardhme bardhezi për “Joya-n”.
“Ne jemi duke punuar me shoqërinë për të rinovuar kontratën. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm për të arritur një marrëveshje,” – shtoi përfaqësuesi Dybalas.
Sigurisht, çështja e rinovimit mbetet në tryezë dhe do të jetë thelbësore. Por lojtari, përmes përfaqësuesit të tij i bëri të qarta qëllimet. Një mesazh që tani varet so do të interpretohet nga Paratici & Co. Për momentin, kërkesa e “Joya-s” është rreth 15 milionë neto në sezon, ndërsa propozimi i bardhezinjve është i kufizuar në një maksimum prej 11 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Një distancë jo e pakapërcyeshme, por që gjithsesi mbetet e konsiderueshme.
Top Channel