OBSH: Fushatës kërkimore antiCovid-19 i mungojnë miliarda dollarë fonde

19/08/2020 11:54

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një iniciativë e udhëhequr nga OKB për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve Covid-19 po përballet me një hendek të madh fondesh.

”Projekti, i njohur si ‘Access to Covid-19 Tools Accelerator (ACT)’ ka marrë zotimin prej 2,5 miliardë dollarësh”, deklaroi një zëdhënës i OBSH-së në Gjenevë.

Agjencia e Shëndetit së Kombeve të Bashkuara vlerëson se 31,3 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të financuar ACT për një periudhë fillestare 12-mujore. Nisma, e cila u nis në një konferencë të donatorëve në Bruksel në maj, mbështet shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe ilaçeve në të ardhmen në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.

ACT përfshin fonde të mëdha filantropike të shëndetit, si fondacioni “Bill dhe Melinda Gates”, “Gavi” dhe “Wellcome Trust” me bazë në Britaninë e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA