Ngjarje horror/ Përdhunuan, dhunuan e vranë 6-vjeçaren, policia nis hetimet

19/08/2020 16:49

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pakistan.

Një vajzë gjashtë vjeçare është përdhunuar, torturuar dhe dhunuar për vdekje, e më pas abuzuesi/ët e kanë futur trupin e saj të pajetë në një thes dhe e kanë hedhur në një fushë. Familjarët pasi kanë kuptuar humbjen e vajzës kanë vijuar menjëherë kërkimet.

Të ndihmuar dhe nga policia e banorët e zonës, ata e kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës të quajtur Seema në një fushë. Nuk dihen ende autori/ët e këtij krimi makabër, por ndërkohë policia ka nisur një hetim mbi rastin.

Sakaq, në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe aktivistët e të drejtave të fëmijëve në Pakistan, duke ritheksuar se fenomene të tilla janë të përsëritura në vend dhe këto akte duhen të dënohen ashpër.

“Edhe një engjëll tjetër u largua nga kjo botë. Një vajzë vetëm 6 vjeçe, u dhunua përdhunua dhe vrarë në mënyrën më çnjerëzore. A është e sigurt jetesa në këtë vend për fëmijët tanë? A ka policia ndonjë të dyshuar apo arrestuar për rastin?”, thuhej në reagimin e aktivistëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA