Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Së bashku prej më shumë se 13 vitesh, ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam që erdhi në jetë pak muaj më parë.
Ata janë treguar gjithmonë të rezervuar përsa i përket jetës personale, por së fundmi ka qenë Albani i cili ka vendosur të ndajë një imazh të familjes së tij të bukur. Ai ka publikuar një foto së bashku me Miriam dhe dy vogëlushët e tyre, teksa po laheshin në pishinë.
“Esenca e jetës”, ka shkruar këngëtari krahas portretit familjar ku shihen të përqafuar me njëri tjetrin. Përsa i përket muzikës, Albani solli një duet me Elgit Dodën që rezultoi shumë i suksesshëm. “Parajsa ime” e ka renditur artistin në listën e këngëve më të dëgjuara të kësaj vere, ndërkohë Miriam ka paralajmëruar këngën e re, dhe xhirimet kanë përfunduar.
Top Channel