Del në gjyq burri që shtyu 8-vjeçarin drejt vdekjes në binarët e trenit në Frankfurt

19/08/2020 19:14

Një burrë nga Eritrea ka dalë sot në gjyq në Gjermani për vrasjen e një djali tetë-vjeçar të cilin e shtyu në binarët e trenit që vinte, vitin e kaluar në stacionin kryesor të Franfurt.

41 vjeçari Habte Araya akuzohet se shtyu qëllimisht drejt binarëve djalin fatkeq dhe nënën e tij gjatë një episodi skizofrenie e paranoje.

Prokurorët thonë se Araya kishte “aftësi të kufizuara” për të kontrolluar veprimet e tij edhe pse besohet se ka “shfrytëzuar qëllimisht mungesën e mbrojtjes së viktimave”.

Aktualisht babai i tre fëmijëve akuzohet vetëm për vrasje nga pakujdesia dhe tentativë vrasjeje nga pakujdesia.

Araya shtyu nën e bir poshtë platformës, drejt binarëve të trenit në ardhje më 29 korrik të vitit të shkuar.

Nëna u rrotullua duke iu shmangur trenit ndërsa i biri u vra në vend. Dëshmitarët thanë se autori u pikas, u ndoq dhe u kap nga kalimtarët.

Araya nuk kishte asnjë lidhje apo njohje me viktimat dhe në trupin e tij nuk u gjetën gjurmë alkooli apo drogash. Ai kishte fituar azil ne Zvicer ne 2009.
Çështja u mbulua gjerësisht në mediat gjermane dhe më shumë se 100,000 euro u mblodhën për familjen e djalit të vrarë në ditët pas sulmit.

FOTO GALERI
1/4
Memoriali i tragjedise ne stacionin e Frankfurt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA