Disfata e turpshme 8-2 që Barcelona vuajti në Ligën e kampioneve ndaj Bajernit ka hapur portat e ferrit në një nga skuadrat më të vlefshme dhe me më shumë tifozë në futbollin botëror. Në lojë përfshihen tani milionat nga sponsorët, rotacionet politike të një ekipi që simbolizon luftën për pavarësinë e Katalonjës, dhe zgjedhjet për presidentin e ekipit blaugrana, që po kërkohen me zë të fortë.

Viktor Font, një prej favoritëve për të pasuar Bartomeu në postin e presidentit të Barcelonës ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme ndërsa jo pak kritikë janë dhe dy pretendentë të tjerë për poltronën drejtuese, si Freiksa dhe Ruso’. Përtej rezultateve katastrofike si në Champions, ashtu dhe me luftën e humbur në La Liga, te Barcelona po konsumohet një konflikt i brendshëm politik.

Në Spanjë e quajnë me ironi një situatë komike, duke e cilësuar atë aktualin, një president që ka zhdukur thikat, që të mos i presin litarët ku mbahet. Por Komiteti drejtues është reduktuar në 14 persona pas dorëheqjeve polemizuese, kuota minimale për të qëndruar në detyrë. Nëse zgjedhja e trajnerit të ri, me holandezin Ronald Kuman si favoritin kryesor, është diçka e realizueshme pa sforcime, ka të tjera pengesa.

E gjithë kjo situatë favorizon largimin potencial të Lionel Mesit, asit argjentinas që prej 2000 qëndron në këtë klub, por ndoshta sipas tifozëve, është i lodhur nga shuplakat që nuk i ka merituar në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA