Paris Saint Germain është finalistja e parë e Uefa Champions League. Francezët u kualifikuan për në finale pasi mposhtën 3-0 gjermanët e Leipzig.

Të ndihmuar dhe nga fati, Di Maria dhe qendërmbrojtësi Marquhinios kaluan në epërsi parisienët. Fillimisht, braziliani realizon me një shkëputje mjaft të bukur në kokë, pas një harkimi të dhuruar pikërisht nga Di Maria.

Ndërsa mesfushori argjentinas përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të vendosur rezultatin në 2-0. Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar për të dyja skuadrat. Leipzig po tentonte gjatë gjithë kohës të ngushtonte diferencat, por në momentin më të mirë të gjermanëve Parisi realizon golin e tretë me anë të Bernat.

Me një gol të shënuar dhe dy asiste, Di Maria u shpall lojtari i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 10. Lojtari më i dobët i takimit u shpall mesfushori Kevin Kampl i cili mori notën 5.7. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA