Një virus që nuk ekzistonte një vit më parë, tani po vret më shumë amerikanë sesa disa sëmundje të tjera, aksidentet apo diabeti i Alzheimerit.
Koronavirusi ka infektuar më shumë se 5.4 milionë amerikanë dhe ka vrarë më shumë se 170 mijë persona, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan CNN. Gjatë tre javëve të fundit, SHBA-ja ka mesatarisht më shumë se një mijë vdekje në ditë shkaku COVID-19.
“COVID-19 tani është shkaku numër tre i vdekjeve në SHBA – përpara aksidenteve, dëmtimeve, sëmundjeve të mushkërive, diabetit, Alzheimerit dhe shumë, shumë shkaqe të tjera”, tha Dr. Thomas Frieden, ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive.
Sëmundja e zemrës dhe kanceri janë shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, sipas CDC-it. Shkalla e vdekjeve nga koronavirusi është gjithashtu shumë më e madhe në SHBA sesa në shumë vende të tjera, tha Frieden.
Javën e shkuar raportohet se tetë më shumë amerikanë kanë vdekur se sa evropianët shkaku i COVID-19.
Top Channel