25/11 11:54
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Filipinet dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se lëkundjet u ndjenë rreth pesë kilometra nga Cataingan, në një thellësi prej rreth 21 kilometrash duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe rrugë.
Nga tërmeti, një shtëpi trekatëshe u shemb në Cataingan ndërsa toka ka pësuar plasaritje. Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i shkarjeve përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës.
Top Channel