Disa muaj më parë u përfol shumë se lideri supreme Kim Jong-un ka vdekur.
Në mes të spekulimeve për vdekjen e tij ai u shfaq në publik më dy majë, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian. Megjithatë, edhe pas kësaj dalje ai “u zhduk” për disa javë. Disa mendonin që drejtimin e vendit do ta marrë motra e tij, por jo.
Këto zëra duken se kanë marrë fund dhe Kim është parë disa herë n publik kohët e fundit duke ndërmarrë dhe urdhra drastike.
Urdhri më i fundit i tij është konfiskimi i të gjithë qenve në Penian, duke e krahasuar të mbajturin e qenve në shtëpi si mishërim i dekadencës së Perëndimit.
Shumë koreanë janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë frikë se njerëzit e liderit supreme do t’i shfaqen në shtëpi për t’i konfiskuar kafshët shtëpiake. Dhe si për të mos mjaftuar kjo, objekti final sipas tij do të jetë: që të përfundojë si ushqim në menunë e ngrënies.
Top Channel