Crans-Montana, hoteli mbyllet për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri “E vështirë të mos pranosh mbylljen, sepse disa skena që kemi parë kanë qenë vërtet të papranueshme. Por të bëjmë kujdes, e të mos i demonizojmë diskotekat”; guvernatori i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia e pranoi me gjysmë zëri vendimin e qeverisë italianë, që zgjodhi të ashpërsojë masat kundër koronavirusit, duke përfshirë këtu dhe mbylljen e diskotekave.
Zaia nuk është entuziast i këtij vendimi për dy arsye: e para, lidhet me dëmet që do të pësojë sektori dhe e dyta është personale: duke punuar nëpër diskoteka kur ishte i ri, ai arriti të paguante studimet e larta.
Sipas guvernatorit, është për të ardhur keq që mbërrihet në këtë pikë për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave, të cilët nuk mbajnë maskë e nuk respektojnë distancimit social, si edhe të vetë pronarëve që duan vetëm të mbushin lokalet e tyre. Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza e nënshkroi një ditë më parë dekretin përkatës. Urdhri do të jetë në fuqi të paktën deri në 7 shtator. Ai përfshin të gjitha diskotekat e Italisë, klubet e natës dhe diskotekat e plazhit në natyrë të hapur si dhe të gjitha eventet e tjera të kërcimit jashtë.
Qeveria urdhëroi gjithashtu mbajtjen e maskave nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në sheshet ku mblidhen shumë njerëz apo para lokaleve. Shtrëngimi i masave lidhet me faktin se edhe në Itali janë infektuar kohët e fundit me virusin SARS-CoV-2 gjithnjë e më shumë të rinj, ndërsa ditët e kaluara ka pasur shumë njoftime për festime pa respektuar masat e sigurisë.
Top Channel