Banka transferon gabimisht 176 milionë dollarë, fondi nuk ia kthen!

18/08/2020 12:06

Gjiganti bankar amerikan Citigroup i ka kërkuar një gjykate federale të detyrojë fondin e investimeve Brigade Capital të kthejë 176 milionë dollarë të kaluar prej saj gabimisht.

Paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike. Citigroup thotë se duhet t’i dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital. Por sipas tij, për shkak të një “gabimi operacional”, ka ndodhur kjo mbingarkesë aksidentale, të cilën tani e kërkon mbrapsht.

“Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës.

Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht i kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Fondi pretendon se duhet të përfitonte interes për një hua 174.7 milionë dollarëshe, por i mbërritën në llogari 176,2 milionë dollarë të cilat refuzon t’i kthejë ndonëse është e qartë së ato janë kaluar gabimisht. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlon-it.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA