Nxënësit e klasave të nënta i janë drejtuar këtë të hënë shkollave të mesme për regjistrim.
Por ndryshe nga herët e shkuara, ata nuk kishin asnjë informacion nëse shtatorin do ta presin pranë mësimdhënësve apo ligjëratat do t’i ndjekin online.
“Problem mësimin online nuk e shohin nxënësit. Por, ndryshe mendojnë prindërit e tyre të cilët thonë se bashkëbisedimi në mes nxënëseve dhe mësimdhënësve do ta bënte më të lehtë mësimi në veçanti për nxënësit e klasave të 10”.
Drejtori i gjimnazit të shkencave natyrore “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Azem Jaha tregon se varësisht nga situata pandemike janë tri variante që mund të aplikohen në shtator.
Varianti i parë është kthimi i tërë nxënësve në klasa, varianti i dytë ndarja e nxënësve në dy grupe të cilët me rrotacion mund ta ndjekin një javë mësimin në klasa dhe një javë online, kurse varianti i fundit është që të gjithë të ndjekin mësimin vetëm online.
Për këtë temë takim gjatë së hënës pati kryeministri, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe ekspertë të fushës, pas të cilit njoftoi se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv, dhe se mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësim online si dhe po punohet për një listë rezervë të mësimdhënëseve që të mund të angazhohen sipas nevojës.
Top Channel