Sot në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e parë e Europa League ku përballë do të jenë Sevilla dhe Manchester United, një sfidë kjo që shihet si hapi i parafundit drejt lavdisë për secilën prej këtyre dy skuadrave.
Trajneri Lopetegui te Sevilla ka marrë një lajm të mirë në këto ditë, pasi me skuadrën në Dusseldorf shtë bashkuar Nemanja Gudelj një prej futbollistëve që luan në disa pozicione. Gudelj arriti të kalojë problemin me coronavirusin dhe tani është gati të ndihmojë Sevillan në synimin e saj për të arritur në finalen e 21 gushtit.
Skuadra andaluziane, një specialiste e Europa League, duket se është mirë në aspektin fizik, por përballë do të ketë Manchester United që është po aq në formë. skuadra e Solskjare pas shumë e shumë dyshimeve e problemeve gjatë këtij sezoni, në fazën finale të tij arriti të bëjë gjithcka mirë dhe të mbyllë kampionatin anglez në vendin e tretë pas 6 fitoreve dhe 3 barazimeve. Në përballjen me Sevillan formacionin do ta bazojë te skuadra që mundi Copenhagen pas kohës shtesë me penalltinë e Bruno Fernandes.
Sfida gjysmëfinale mes Sevillas dhe Manchester United do të luhet në orën 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel