Meta: Tampon falas emigrantëve/ “Greqia të bëjë të pamundurën për zgjidhjen e situatës”

16/08/2020 15:09

Presidenti Ilir Meta situatën në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës e shikon si një prag krize humanitare, dhe se Shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare thekson presidenti Meta për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kreu shtetit kërkon që kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

“Aktet e forcës janë të papranueshme” deklaroi presidenti Meta.

I kërkoj autoriteteve greke, thotë presidenti që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

Këtë koment presidenti e mbyll me këto fjale.

“Çdo qytetar i republikës së Shqipërisë meriton të trajtohet me dinjitet”.

Reagoi edhe Partia Demokratike përmes ish ministrit të shëndetësisë.

Tritan Shehu i cili thotë se situata ne perkeqesim aty, qe ka si arsye keqmernaxhimin e pandemise prej kryeministritt, duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afatgjate e jo vetem per 24 ore!

Per te stabilizuar disi gjendjen ne kufirin me Greqine, Tritan Shehu sugjeron se Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence dhe ne marreveshje me palen greke: Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Top Channel