U infektua me koronavirus, ndërron jetë infermieri i Spitalit të Mitrovicës
15/08/2020 11:51
Ka ndërruar jetë infermieri i spitalit të Mitrovicës, Sherafedin Mehmeti-Sheki, i cili ishte infektuar me COVID-19.
I ndjeri po trajtohej në Spitalin e Vushtrrisë.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë bëhet e ditur se infermieri Mehmeti prej disa vitesh ishte diagnostikuar me diabet.
“Me datë14.08.2020 vdiq infermieri i Spitalit tonë Sherafedin Mehmeti-Sheki,derisa ishte duke u mjekuar në Spitalin-Vushtrri nga Covid-19. Sheki ka disa vite i diagnostikuar me Diabetes mellitus typ-2 dhe Hypertensio arterialis. Kolegu ynë mbahet mend si djalë punëtor, i urtë,i ndershëm, çdo herë në shërbim të pacientëve. Ngushëllime familjes dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Top Channel