Edhe buzë detit, pishinat mbeten një nga zgjedhjet më të shpeshta dhe më të preferuara, veçanërisht nga fëmijët.

Përveç argëtimit, për këdo që zgjedh t’i kalojë pushimet në plazh dhe pishinë, siguria e fëmijëve në ujë është parësore, pasi në jo pak raste ato janë kthyer në tragjedi. Ndaj kërkohet kujdes i posaçëm, si nga ana e prindërve, ashtu dhe e personelit të pishinave.

Ekspertë këshillojnë që fëmijët, veçanërisht ata deri në 10 vjeç, të jenë vazhdimisht nën mbikqyrjen e të rriturve. E mërkura e kësaj jave shënoi një ngjarje të rëndë për një familje nga Kosova. Megjithë përpjekje për ta ndihmuar, djali 10-vjeçar u mbyt në pishinën e një kompleksi turistik buzë detit Adriatik.

Një tjetër masë mbrojtëse, që do të ulte rrezikun e mbytjes te fëmijët është dhe mësimi i notit që në moshë të hershme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA