Rusia thotë se ka prodhuar grupin e parë të vaksinave

15/08/2020 19:41

Rusia njoftoi sot se ka prodhuar vaksinat e saj të para kundër koronavirusit, të shikuara me skepticizëm nga pjesa tjetër e botës.

“Është prodhuar grupi i parë i vaksinës së re kundër koronavirusit i Qendrës Kërkimore “Gamaleia”, tha Ministria ruse e Shëndetësisë në një deklaratë, raporton ATSh.“Vullnetarëve që marrin pjesë në fazën e fundit të testimit do t’u bëhen dy vaksinime”, tha drejtori i Qendrës “Gamaleïa”, Alexander Guintsbourg, për agjencinë e lajmeve TASS.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko theksoi këtë javë se vaksina do të ishte në dispozicion së pari për personelin shëndetësor dhe më pas për të gjithë vullnetarët rusë.Me më shumë se 917 000 raste të konfirmuara zyrtarisht, Rusia është, aktualisht, vendi i katërt më i prekur në botë nga epidemia, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA