24/05 15:52
Barcelona mori një humbje turpëruese pasi u mund 8-2 nga Bayern Munich. Nga Katalanasit foli qendërmbrojtësi Pique. Për Pique kjo humbje është turpëruese dhe ekipi tashmë ka prekur fundin.
“Turp, nuk mund të them asgjë tjetër. Nuk është as hera e parë, as e dyta që ndodh. Klubi ka nevojë për ndryshime të çdo lloji”, tha ai para kamerave menjëherë pas përfundimit të sfidës.
“Kemi prekur fundin. Nëse duhet të largohem për t’i hapur rrugë gjakut të ri, do ta bëj. Në Europë nuk jemi konkurrues dhe në kampionat nuk na ecën tashmë. Nuk mund të maskohet më kjo situatë”, ishin fjalët e mbrojtësit katalanas.
Top Channel