Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Durrës.
Kufoma e një 30-vjeçari është është gjetur i mbytur rreth 100 m në det. Trupi i pajetë është gjetur në zonën bregdetare mes PortoRomanos dhe Kallmit.
Kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e identitetit të personit. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel