Covid-19, Rusia do të fillojë shpërndarjen e vaksinën e saj në fund të muajit

15/08/2020 17:44

Televizioni rus Russia Today njoftoi se prodhimi i vaksinës, e cila duhet të ofrojë mbrojtje kundër koronavirusit, ka filluar në fabrikën farmaceutike Bihofarm afër Moskës. 

Më shumë se 20 vende tashmë kanë porositur një miliard doza. Sipas televizionit, vaksina ruse është plotësisht artificiale, pra nuk përmban asnjë element të koronavirusit, dhe pretendohet se mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjes për një periudhë prej dy vjetësh.

Të parët që do ta marrin atë do të jenë stafi mjekësor dhe mësues rusë. Fillimi i prodhimit pas më pak se dy muajsh testim në njerëz, ka shkaktuar thirrje për durim, por edhe interes nga mbarë bota kurse disa shkencëtarë kanë frikë se Moska e ka vendosur prestigjin kombëtar para sigurisë. Moska që të mërkurën kur vaksina u regjistrua zyrtarisht paralajmëroi se seria e parë do të jetë gati në afat prej 2 javëve.

Moska shprehet se janë të pabaza pohimet se ajo nuk është e sigurt. Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se e bija e tij tashmë e ka marrë vaksinën, raporton ALSAT.Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore ruse flasin për procesin e para- kualifikimit të mundshëm të vaksinës nga kjo Organizatë, përkatësisht kontroll të rreptë dhe vlerësim të të gjitha informacioneve të nevojshme për siguri dhe efikasitet.

Ekspertët shëndetësor evropian njoftuan se pa të dhëna të plota për testimet, vështirë se do të ketë besim në vaksinën e Rusisë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan reagoi duke deklaruar se vaksina nuk është testuar mjaftueshëm dhe nuk ka rëndësi kush do ta prodhojë i pari, por është e rëndësishme të ketë produkt të sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA