Algjeria njoftoi sot rihapjen graduale të xhamive dhe vendet e saj të relaksimit, si kafenetë, restorantet, parqet dhe plazhet, një vendim i mirëpritur pas pesë muajsh bllokime për shkak të koronavirusit të ri.

“Shërbimet e sigurisë do të jenë përgjegjëse për të siguruar respektimin e vënies së maskës, e detyrueshëm në publik që nga 24 maj dhe udhëzimeve për distancimin shoqëror”, thanë autoritetet, raporton ATSh.

Në total, rreth 37 700 raste me COVID-19 dhe më shumë se 1 350 vdekje janë deklaruar zyrtarisht në tokën algjeriane që nga regjistrimi i rastit të parë më 25 shkurt, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.Qeveria zgjati mbylljen e pjesshme në shtëpi deri më 31 gusht në 29 nga 48 prefekturat.

Gjithashtu, mbetet në fuqi një shtetrrethim nga ora 11:00 e pasdites deri në orën 5:00 të mëngjesit me orën lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA