Një mundësi e tillë ndoshta nuk do ti vijë më kurrë por pasi u mendua për ditë me radhë, Arsen Venger vendosi të refuzojë me bujë pankinën e Barcelonës. Tekniku i njohur transalpin i cili prej 2018 nuk ka marrë drejtimin e një skuadre që kur ndau rrugët me Arsenalin pas plot 22 vjetësh, u kontaktua vazhdimisht nga katalanasit për të drejtuar ekipin sezonin e ri, por pa sukses.

Kike Setien është një i shkarkuar ende i pazyrtarizuar te Barcelona por ende pa larguar trajnerin aktual, Barcelona po has në refuzime domethënëse, si rasti i teknikut të mirënjohur. Arsen Venger nuk pranoi të ulet në stolin blaugrana në këtë situatë aspak pozitive, për më tepër kur ka vetëm pak muaj që ka marrë drejtimin e Zhvillimit të Futbollit në një institucion lider si FIFA.

Venger u përball 9 herë me Barcelonën kur ishte trajner i Arsenalit dhe fitorja e tij e vetme erdhi në vitin 2011 në Ligën e kampioneve me shifrat 2-1. Pjesa tjetër janë disfata të hidhura, madje dhe përmbysje të dhimbshme si ajo e 2006 në finalen e Ligës së Kampioneve.

Barça luan ndaj Bajernit të Mynihut të premten në mbrëmje në cerekfinalet e Champions, dhe skuadrën e kualifikuar, e pret një mes fituesit të çiftit Mançester Siti-Lion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA