Raimond Domenek nuk e humb kurrë rastin nëse bëhet fjalë për të patur armiq të rinj, sidomos nëse ata janë italianë. Trajneri i njohur francez këtë radhë përdori rrjetet sociale për të kritikuar një homolog si Gasperini, që shkoi përtej pritshmërive dhe buxhetit të një skuadre mesatare si Atalanta, shumë pranë gjysmëfinaleve të Champions, madje vetëm pak sekonda larg saj.

Fitorja me përmbysje e Paris Sën Zhermen, entuziazmoi Domenek, një personazh kontrovers që ka vuajtur më parë humbje të hidhura me Italinë, si ajo në Europianin 2008, apo që ka refuzuar edhe gjeste të thjeshta Fair Play si dhënia e dorës ndaj kolegëve në turne botërorë.

“Bravo për Paris Sën Zhermenin dhe dua të falenderoj Gasperinin për ndërrimet që bëri në finalen e ndeshjes. Legjenda thotë që trajnerët italianë janë takticienë të mëdhenj por pas kësaj ndeshjeje, kjo mbetet vërtet një legjendë. Tuhel kishte më tepër sukses”- tha Domenek.

Domenek është një personazh me shumë dritëhije që ka krijuar probleme në Francë, madje një herë në botërorin e 1994 në SHBA, u arrestua duke shitur bileta të federatës, kur duhej vetë të ishte prezent në stadium.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA