Deputeti i opozitës Myslim Murriz ka publikuar një video nga Kakavija në anën e palës greke ku shihet një grumbullim masiv i qytetarëve që janë në radhë për të bërë tamponin dhe për të vazhduar me tej.
Një kaos total është ajo që shihet në video, njerëz në radhë, të grumbulluar pa maska, në një kohë që covid është më prezent se kurrë dhe zhurma e borive të makinave që dëgjohet në sfond për të plotësuar pamjen.
“Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise. Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine”, shkruan Murrizi ndërsa i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë.
Postimi
Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e saj
I bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehere
Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise
Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine
Top Channel