Pas kthimit në atdhe, emigrantët vazhdojnë të protestojnë kundër heshtjes së autoriteteve për rihapjen e aplikimeve për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Për shkak të pandemisë, shumë prej tyre e kanë pasur të pamundur të aplikojnë më parë, në shkurt dhe korrik kur u rihapën aplikimet. Rreth 50 emigrantë, banorë të Durrësit prej ditësh i janë drejtuar me një peticion krerëve më të lartë të qeverisë dhe qeverisjes vendore, por pa marrë ende asnjë përgjigje.

“Kërkojmë të rihapen aplikimet për ata që nuk kanë qenë këtu dhe për ata që nuk kanë pasur informim. Peticionin e kanë firmosur mbi 50 veta. E kemi derguar dhe me postë. I jemi drejtuar kryeministrit, ministrit Ahmetaj, Bashkisë Durrës, deputetëve etj. ”

“Deri tani asnjë veprim konkret nuk ka. Të hapet aplikimi për ne që nuk e kemi bërë. Nuk është trajtim i barabartë i qytetarëve. Nuk kishim informacion të saktë nga institucionet, që vetëm pasojnë topin te njëri-tjetri.”

“Edhe këtu në Shqipëri jemi emigrantë.”

“Unë jam emigrant. Ne emigrantëve nuk na vënë në listë fare dhe pse kam aplikuar disa herë. Kërkoj rihapjen e aplikimeve dhe pse kam aplikuar nuk gjendet aplikimi im.”

Situata vazhdon të jetë problematike dhe për banorë të tjerë, të cilët përballen me pasojat e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ato të shkaktuara gjatë shembjeve të pallateve pranë tyre.

“Zoti i shtëpisë po na qet prej shtëpie. Nuk na ka kaluar bonusi i qirasë. Nuk na ka kaluar bonusi i qirasë dhe po na nxjerr jashtë qiradhënësi. Këtu na thonë kanë kaluar në bankë, atje nuk i ka hedhur bashkia, se çdo të bëjmë.”

“Nga shembja e një pallati që para dy muajsh pësuam shumë dëme. Na u bë goxha dëm dhe bashkia vetëm na sorrollat e nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Kërkojmë të vlerësojnë dëmin e shtëpisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA