Radhë kilometrike në Kapshticë. Pamjet që vijnë nga kjo pikë kufitare duket sikur nuk mbarojnë kurrë, aq të shumtë janë qytetarët që presin të kalojnë kufirin.
Radha e cila është gati e palëvizshme është krijuar që ditën e djeshme ndërkohë që në një njoftim të ministrisë së jashtme pas situatës në Kakavijë e cila është akoma më kaotike se kjo u njoftua se pala greke ka njoftuar deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit:
Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Top Channel