Do mbajë emrin e gazetarit “Andrea Stefani”/ Veliaj jep lajmin për zonën e Astirit dhe Doganës: Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollor

14/08/2020 11:44

Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re, bën me dije kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

E dizenjuar nga Stefano Boeri, shkolla 9-vjeçare me para-shkollor do të mbajë emrin e gazetarit e publicistit të njohur “Andrea Stefani”.

Veliaj përmes një postimi në twitter, ku ka shpërndarë edhe imazhet e shkollës së re e cila pritet të jetë një nga më të bukurat.

“Sot do inspektoj shkollën më të re në Tiranë tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës.

E dizenjuar nga Stefano Boeri, do jetë 9-vjeçare me para-shkollor për 1,000 nxënës & do mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm “Andrea Stefani”. Shpëtim për gjithë zonën Astir-Doganë”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA