Gjashtëqind vjet histori familjare pushteti dhe pasurish, por në vitin 2006 princi Manvendra Singh Gohil, trashëgimtar i maharaxhës Rajpipla në shtetin indian Gujarat, deklaroi publikisht se është homoseksual.
Prandaj ai u përjashtua nga trashëgimia dhe nëna e tij prenotoi një faqe të tërë gazete për ta diskredituar çdo ditë.
Më tej erdhën përçmimet nga ish-partnerët e tij dhe kërcënimet e vdekjes, pasi India njihet si një vend konservator madje edhe ligjet perandorake britanike dënonin «marredhëniet trupore kundër rendit të natyrës mes burrave, grave apo me kafshët ».
Në vitin 2018 pas një beteje të gjatë ligjore, gjykata e lartë e New Delhi anulloi shumicën e masave kundër princit, i cili tashmë frekuentonte marshimet e homoseksualëve ‘Gay Pride’ në Amsterdam.
«Në vendin tonë personat që shpallen homoseksualë lesbike ose transgjinorë pësojnë presion të madh dhe detyrohen të përfshihen në martesa të rreme ose përzihen nga shtëpia”, tha ai në 2018.
Në një intervistë të re me New York Times, princi tregon për martesën e tij me një princeshë nga familja mbretërore e Jhabua në 1991.
«U martuam me vullnetin tonë, por meqënëse seksi jashtë martesës nuk lejohej, nuk e kisha menduar kurrë se mund të isha gay.”
«Por shpejt pas martesës e kuptova se nuk isha i interesuar te gratë nga ana seksuale. Shkoja shumë mirë me gruan, si miq por nuk kisha asnjë tërheqje fizike për të».
Manvendra thotë se më tej ra në depresion dhe për të kërkuar ndihmë iu drejtua familjes.
«Por prindërit e mi menduan se duhet të më ndryshonin dhe besonin se mjekësia kishte një kurë për homoskesualitetin. Prandaj dhashë një intervistë në gazeta ku deklarova se jam ‘gay’ dhe prej atëherë nëna ime nuk më flet më”.
Tashmë 55 vjeçar, Manvendra ka hapur një shtëpi të tijën në Gujarat për të gjithë ata që nuk kanë ku të shkojnë pasi deklarohen ‘gay’.
Princi dhe burri i tij i ri deAndre Richardson jetojnë aty. «Unë nuk do të kem fëmijë por kam një shtëpi të madhe, prandaj kam vendosur ta hap» thotë ai.
Top Channel