Megjithse jemi mësuar të shikojmë shfaqje dramatike lufte nga avionët dhe helikopterët rusë, kësaj here është radha e flotës së transportit me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh nga tre avionë Ilyushin Il-76MD, me rastin e 90-vjetorit të flotës ruse Vozdushno-Desantnye Voyska.
Avionët me katër motorë u ngritën nga baza ajrore e Migalovo dhe kryen manovrat spektakolare duke lëshuar qindra fishekzjarre që përdoren për shmangien e kapjes nga radarët me reze infra të kuqe.
Avionët mbajnë gjithashtu trupa ushtarake dhe autoblinda që lëshohen nga dyert në të dyja krahët e trupit të tyre si dhe nga ajo e pasme me ulje.
Gjatë Luftës së Ftohtë këta avionë ishin të pajisur edhe me një mitraloz difensiv 9A-503.
Top Channel