I mjaftoi vetëm një sezon në Ligën e Parë të Turqisë, në radhët e Menemnsporit, për të rënë në sy të gjigantëve të Stambollit, Fenerbahce. Gentian Selmani është gati të hedhë hapin e radhës të madh në karrierë, falë paraqitjeve të tij të mira në një klub që po shndërrohet trampolinë për futbollistët shqiptare.
Mediet turke raportojnë se drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur negociatat me Menemensporin për blerjen e “gardianit” 22-vjeçar, që e mbylli sezonin me 32 ndeshje si titullar në kampionat. Ish-portieri i Laçit ka edhe një vit kontratë me ekipin nga Izmiri, që sigurisht do ta ketë të vështirë t’i rezistojë presionit (financiar) të “Kanarinave të Verdha”.
Për Selmanin, sipas medieve turke, janë interesuar emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si: Bologna, Olympiacos, Spartak i Moskës dhe Krosnadar, pa harruar edhe Zoryan nga Ukraina.
Fenerbahce e sheh Selmanin se alternativë për portierin e parë, Altay Bayındır.
Top Channel