Drejtuesit e Tottenhamit kanë nisur punën në merkaton për të përforcuar skuadrën në bazë të kërkesave të trajnerit Jose Mourinho dhe pasditen e sotme kanë zyrtarizuar edhe goditjen e parë.

Bëhet fjalë për mesfushorin danez Pierre-Emile Hojbjerg, i cili është transferuar në Londër dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “Spurs”, ndërsa ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 5.

Futbollisti 25-vjeçar danez ka qenë pjesë e Southamptonit sezonet e fundit, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa për kartonin e tij Tottenham mësohet se ka shpenzuar rreth 18 milionë euro.

I rritur te të rinjtë e Brondby-t në Danimarkë, Hojbjerg ka veshur fanellat e skuadrave të Bayernit të Mynihut, Augsburgut, Schalke 04 dhe së fundi Southamptionit, me të cilën ka luajtur më tepër se 100 ndeshje në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA