Këtë ditëlindje, Iso Machodao nga SHBA, vendosi që të merrte një jaht të vogël me qira dhe të kalonte një pasdite të qetë në thellësinë e oqeanit.

Teksa ishte duke notuar e qetë, papritur të afërmit e gruas që ndodheshin ende në jaht, shikuan praninë e një peshkaqeni gjigant, shumë pranë saj. Iso qëndroi e qetë dhe e palëvizur në ujë, derisa grabitqari nënujor u largua nga ajo.

Sipas drejtuesit të jahtit, Sarota, bëhet fjalë për një peshkaqen “Infermierë”, të cilët i sulmojnë njerëzit vetëm kur ndihen të kërcënuar.

“Iso duhet përgëzuar, ruajti një qetësi që është për t’u admiruar. Në të tilla kushte çdokush mund të mbërthehej nga paniku, por fakti që ajo u tregua e qetë dhe e duruar, bëri që të shpëtojë pa lëndime nga historia me peshkaqenin”, u shpreh Sarota.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA