Reagon zëdhënësi i Veliajt për lajmin e Ora News: Ju ka ngel Ora në Turqi

10/08/2020 13:11

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga RTV Ora News, që pretendonte se Kryebashkiaku Veliaj është nisur për trajtim mjekësor në Turqi për shkak të prekjes nga virusi COVID – 19.

“Ju ka ngel Ora në Turqi”, është reagimi i zëdhënësit të kryebashiakut Veliaj në rrjetin social “Twitter”.

Ndërkohë, zyrtarisht mësohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës do të presë nesër rezultatin e testit të dytë dhe do të rikthehet në punë.

Më 28 korrik, përmes një postimi në Facebook, Erion Veliaj dha lajmin se kishte rezultuar i prekur me koronavirus.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! ??❤️”, shkroi ai.

Top Channel