Habisin indonezianët/ Vrasin krokodilin gjigant dhe ikin për ta varrosur me fadromë…

10/08/2020 19:40

Një ngjarje e çuditshme është shënuar në Indonezi. Banorët e fshatit Banbka Belitung, kanë parë pranë banesave të tyre një krokodil 4.5 metra të gjatë.

Pasi kanë pikasur praninë e zvarranikut, ato janë angazhuar dhe e kanë vrarë atë. Banorët besojnë tek ringjallja e krokodilit, pasi atë e konsiderojnë një hyjni, për këtë arsye vendosën që ta varrosnin. E për të transportuar grabitqarin, ato përdorën një fadromë.

“Besoj që krokodili është një hyjni dhe nëse nuk do ta varrosnim ai do të ringjallej. Sipas traditës trupi dhe koka duhet të varrosen veçmas dhe gjatë ceremonisë duhet ndjekur një ritual i veçantë”, u shpreh Septian Garo, një banor i fshatit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA