E moshuara “çudit” botën, bën tatuazhin e parë në moshën 103-vjeçare

10/08/2020 21:18

“Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat”, dëshmia e kësaj shprehje është një 103-vjeçare, e cila gjithmonë ka dëshiruar të bënte një tatuazh, por vetëm në këtë moshë arriti ta realizojë.

Dorothy Pollack, ka bërë tatuazh një bretkosë, gjë që e pëlqen më shumë se birrën e hamburgerët. Më 16 qershor, ajo festoi ditëlindjen në shtëpinë e kujdesit në Michigan, ku ka kaluar muajt e izolimit si pasojë e pandemisë së CVID-19.

“Pandemia e ka mbajtur atë të burgosur për disa muaj”, ka thënë Teresa Zavitz-Jones, e mbesa e të moshuarës.

Ndërsa Dorothy tha se mezi priste që masat e izolimit të zbuteshin, e ajo të bënte tatuazhin.

“Kam qenë shumë e emocionuar, pasi para disa vitesh nipi im ka dashur që unë të bëja një tatuazh. Unë nuk doja. Papritmas vendosa që ta bëj. E doja një tatuazh me bretkosë, pasi i dua shumë ato”, është shprehur Pollack, për CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA